Loading..
Menu

Parukier/e

Postuar më: 28 prill 2025
Përmbledhje

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një parukiere me përvojë për t’u bashkuar me ekipin tonë profesional dhe mikpritës. Kandidati/kandidatja duhet të jetë e pasionuar pas punës, kreative , energjike dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë. Kërkojmë dikë që e do punën me flokët, ka shije estetike dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientët.

  • Ambient modern dhe staf mikpritës.

  • Pagesë konkurruese + bonuse sipas performancës.

  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime.

  • Orar fleksibël dhe marrëdhënie të respektueshme pune.

Detyrat

  • Prerja, stilimi dhe trajtimi i flokëve për të dy gjinitë.

  • Ngjyrosje dhe aplikimi i trajtimeve kozmetike për flokët.

  • Konsultimi me klientët për të kuptuar stilin dhe pamjen që kërkojnë.

  • Përdorimi profesional dhe i sigurt i produkteve dhe pajisjeve.

  • Mbajtja e pastërtisë dhe standardeve të higjienës në ambientin e punës.

  • Të jetë në dijeni të trendeve të fundit dhe të ofrojë ide kreative.

Kualifikimet

  • Të ketë përvojë si parukier/e (së paku 1 vit është përparësi).

  • Të jetë i/e aftë të punojë me klientë meshkuj dhe femra.

  • Aftësi të mira në komunikim dhe këshillim.

  • Të punojë në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së klientëve.

Detaje

📍 Vendi i punës: Kryqeziimi i rrugeve Rr. Prokop Mima dhe Liman Kaba, Rezidenca Olimpik, Kati 1
📅 Orari: Full-time
📧 Aplikimi:
📎 Na dërgoni CV-në tuaj në labeaute.al@hotmail.com
📞 Për më shumë informacion, na kontaktoni në: [+355695734223 ose WhatsApp]
đŸ“± Mund të na shkruani edhe në rrjetet tona sociale: [Instagram: labeaute_al]