Si mund të krijoj një llogari?
Për të krijuar një llogari, shtypni te butoni
Regjistrohu, plotësoni të dhënat dhe filloni të përdorni platformën për të postuar njoftime.
Si mund të kyçem në llogarinë time?
Shtypni te butoni
Identifikohu, futni adresën e email-it dhe fjalëkalimin tuaj, dhe kyçuni në llogarinë tuaj.
Si mund të krijoj një njoftim për punë?
Pasi të keni krijuar një llogari, shkoni te seksioni "Krijo Njoftim", plotësoni të dhënat për pozicionin dhe përzgjidhni paketën që dëshironi për publikimin e njoftimit.
Sa kohë zgjat një postim?
Çdo njoftim është aktiv sipas paketës që ju përzgjidhni. Vijon nga 30 ditë deri në 45 ditë. Pas kësaj kohe, mund të ripublikoni njoftimin tuaj duke zgjedhur një paketë të re.
A mund të marr statistika rreth postimit tim?
Po, kur njoftimi juaj skadon, do të merrni një raport të detajuar me statistika rreth arritjes së njoftimit tuaj në faqen tonë dhe rrjetet sociale.
A ofroni shërbime premium?
Po, ofrojmë disa paketa promocionale me shërbime të shtuara si promovim në rrjetet sociale, shfaqje prioritare dhe statistika të detajuara. Zgjidhni paketën që i përshtatet më së miri nevojave tuaja gjatë postimit.
Deshiroj të reklamoj biznesin tim me Portalin e Punës
Ju mund të na kontaktoni përmes email-it
info@portalipunes.al ose numrit celular +355 69 441 8366 për të diskutuar mundësitë e reklamimit dhe bashkëpunimit.
A mund të ndërtoj CV tek Portali Punës?
Po, platforma ofron një mjet të thjeshtë për ndërtimin e një CV-je profesionale që mund ta përdorni për aplikimet tuaja. Shtypni
këtu për të filluar.
Si funksionon njoftimi për vende të lira pune?
Duke përdorur shërbimin
Njoftime Pune, ju mund të zgjidhni qytetin, pozicionin e dëshiruar dhe të vendosni email-in apo numrin tuaj të telefonit. Pasi të publikohet një njoftim që përputhet me zgjedhjet tuaja, do të merrni njoftim automatikisht në email, WhatsApp ose SMS.
Çfarë ndodh nëse kam harruar fjalëkalimin?
Shtypni te opsioni
Harrova Fjalëkalimin në faqen e hyrjes dhe ndiqni udhëzimet për ta rikuperuar atë.
Si mund të ndryshoj email-in, fjalëkalimin ose numrin e kontaktit?
Hyni në llogarinë tuaj, shkoni te seksioni "Cilësimet e Llogarisë", dhe përditësoni informacionet që dëshironi të ndryshoni.
A janë të dhënat e mia të sigurta tek ju?
Po, ne marrim masa të forta për të siguruar që të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura. Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt, duke përdorur teknologji të avancuara për `enkriptimin` e informacionit dhe mbrojtjen nga qasjet e paautorizuara. Gjithashtu, respektojmë politikat më të rrepta të privatësisë dhe ruajmë informacionin tuaj vetëm për sa kohë është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve.
Çfarë është seksioni Blog dhe si më ndihmon?
Në seksionin tonë
Blog gjeni këshilla për punësim, përgatitje për intervista, ndërtim të CV-së dhe zhvillim profesional. Është një burim i vlefshëm për punëkërkues dhe biznese që duan të përmirësojnë praktikat e tyre të rekrutimit.
Si mund të kontaktoj me ju?