Zyra Noteriale kërkon të punësojë një Asistente Administrative energjike, të organizuar dhe të përkushtuar, e cila do të mbështesë aktivitetin e përditshëm të zyrës dhe do të kontribuojë në përmbushjen me saktësi dhe profesionalizëm të detyrimeve noteriale dhe administrative. Pozicioni kërkon përpikmëri, etikë pune të lartë, diskrecion dhe aftësi të mira komunikimi me qytetarët dhe institucionet.
Menaxhimi i komunikimit ditor (telefonata, email, pritje e qytetarëve dhe palëve).
Asistimi i noterit në përgatitjen, organizimin dhe redaktimin e akteve noteriale dhe dokumentacionit shoqërues.
Regjistrimi dhe sistemimi i dokumenteve në arkivën fizike dhe digjitale të zyrës.
Mbajtja e evidencës së takimeve dhe afateve ligjore, si dhe koordinimi i axhendës së noterit.
Ndjekja e procedurave pranë institucioneve publike.
Përkujdesja për furnizimet dhe mirëmbajtjen administrative të mjediseve të punës.
Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit, përfshirë terminologjinë ligjore.
Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe mjeteve të komunikimit elektronik.
Të interesuarat janë të lutura të dërgojnë CV-në dhe një letër interesi në adresën: noteriajl@gmail.com
Pozicioni: Asistent Administrativ