Përshkrimi
Social Media Manager (Full-time)
Agjencia e marketingut Impact Discovery, me seli në Tiranë, po kërkon të punësojë një Social Media Manager, me kohë të plotë, në zyrë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut në rrjetet sociale me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe zgjerimin e komunitetit të ndjekësve të kompanisë.
- Organizimi, planifikimi dhe menaxhimi i publikimeve dhe fushatave promocionale në platformat sociale, duke aplikuar koncepte kreative për të maksimizuar ndërveprimin me audiencën.
- Prodhimi dhe zhvillimi i përmbajtjes digjitale (postime, short-form video, reels, stories, etj.) në përputhje me identitetin dhe pozicionimin e markës.
- Analizimi i performancës në rrjetet sociale përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe interpretimit të të dhënave, me qëllim optimizimin e fushatave dhe përshtatjen e strategjisë sipas rezultateve të arritura.
Kualifikimet
Profili që kërkojmë:
- Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të kryer detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
- Njohja e gjuhës italiane dhe/ose angleze është një avantazh.
Detaje
Pagesa Sipas aftësive dhe eksperiencës.
Të interesuarit të dërgojnë CV me foto dhe shembuj punësh/profile sociale të krijuara/menaxhuara në adresën e email-it: impactdiscovery.alb@gmail.com
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.