Përmbledhje e rolit
Si Travel and Events Consultant, do të jesh pjesë e ekipit B2B dhe do të kesh një rol të
drejtpërdrejtë në rritjen e biznesit të Rakiya Travel. Ky është një pozicion dinamik dhe me ekspozim
ndërkombëtar, që kombinon shitjen, asistimin e partnerëve dhe përfaqësimin e kompanisë në
evente dhe panaire turistike në Europe dhe më gjerë.
Roli ofron fleksibilitet real përmes modelit hibrid, duke kombinuar punën nga shtëpia me praninë
në zyrë një herë në javë dhe me lëvizje te shpeshta brënda dhe jashtë vendit.
• Identifikim dhe kontaktim aktiv i partnerëve dhe kompanive që përputhen me profilin ideal
të klientit të Rakiya Travel ((agjenci turistike, tour operatorë, kompani dhe organizatorë
eventesh)
• Ndërtim dhe zhvillim i zinxhirit të shitjes përmes email-it, telefonatave, LinkedIn dhe
takimeve.
• Shitje aktive e produkteve turistike, business travel dhe eventeve si dhe asistim dhe
këshillim i partnerëve gjatë gjithë udhëtimit
• Ndërtim dhe zhvillim i marrëdhënieve afatgjata me partnerët.
• Pjesëmarrje në evente, panaire dhe takime profesionale në Shqipëri, Europë dhe më gjerë• Pritje in-person të klientëve dhe partnerëve
• Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e brendshme për të garantuar shërbim cilësor dhe
realizim korrekt të projekteve
Ne po kërkojmë persona komunikues, të orientuar drejt shitjes dhe rezultateve, që duan të rriten
profesionalisht në industrinë e turizmit.
• Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe bindjeje
• Njohje e gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh
• Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale afatgjata
• Orientim drejt objektivave dhe rezultateve
• Eksperienca në shitje B2B, kontaktim aktiv klientësh ose role komerciale përbën avantazh
të rëndësishëm
• Eksperienca në turizëm, business travel, evente apo hospitality përbën plus
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën
Aplikimi
Dërgo CV-në tënde në: info@rakiyatravel.com