Morina Real Estate është një agjenci imobiliare në Tiranë, e ndërtuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim ndaj klientit. Me disa zyra moderne dhe një ekip gjithmonë në rritje, kompania jonë ofron shërbime ndërmjetësimi për qira dhe shitje pronash, duke lidhur pronarët me klientët e duhur dhe duke krijuar mundësi reale në tregun imobiliar. Ne besojmë se suksesi vjen nga puna në ekip, komunikimi i mirë dhe dëshira për t’u përmirësuar çdo ditë. Për këtë arsye, investojmë vazhdimisht në trajnimin, mbështetjen dhe zhvillimin profesional të agjentëve tanë. Në Morina Real Estate, çdo agjent ka mundësinë të rritet, të mësojë nga eksperienca reale në treg dhe të ndërtojë një karrierë fitimprurëse në pasuritë e paluajtshme. Morina Real Estate — Creating Opportunities.