Jemi një butik për fëmijë, që prej 4 vitesh operon me sukses online dhe prej 6 muajsh edhe me dyqan fizik. Falë përkushtimit dhe cilësisë së shërbimit, jemi bërë një nga bizneset lider në tregun e produkteve për fëmijë, duke ofruar shumëllojshmëri të gjerë produktesh dhe shërbimesh që plotësojnë çdo nevojë të prindërve dhe fëmijëve. Ne besojmë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të ekipit tonë dhe krijimin e një mjedisi pune motivues, ku çdo punonjës ka mundësi të rritet dhe të kontribuojë në suksesin e përbashkët.